Rama nuk u jep ndihmë por ironizon dhe “u jep mend” fermerëve...

Rama nuk u jep ndihmë por ironizon dhe “u jep mend” fermerëve të Korçës: Pataten s’ua blejmë dot, ja çfarë duhet të mbillni

155
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot tek Universitetit Bujqësor i Tiranës për të folur për skemat mbështetëse në bujqësi. Përkundër asaj që prisnin fermerët e Korçës që protestuan për mungesë tregu, Rama tha se qeveria nuk ka çfarë u bënë pse ata nuk kanë treg për të shitur pataten.

“Pse çfarë po kërkoni ju? Do të vijë Qeveria t’ua blejë pataten? Jo more nuk funksionon kështu. Patatja që ju mbillni, patatja e bardhë nuk është e preferuar, konsumatorët duan pataten e verdhë të Kukësit. Kështu që hiqni dorë, merruni me pemtari”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se prodhuesi duhet të jetë i aftë ta gjeje vete tregun dhe të mos ankohet gjithnjë se unë jam populli dhe pres që gjithçka të ma zgjidhe qeveria.

Më pas bëri edhe një krahasim tjetër. “Nëse ju mbillni banane në Alpe, çfarë prisni, që të bëhet banania dhe të ketë treg?!”, tha me ironi Kryeministri.

Protesta e fermereve te Korces, e para disa diteve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY