2 shqiptarë në Romë postonin drejt Londres kanabis me postë private

2 shqiptarë në Romë postonin drejt Londres kanabis me postë private

242
0
Shares

Dy shqiptarë u kapën sot nga policia e Romës pasi u gjetën duke transportuar drogë nga qyteti i tyre drejt Londrës.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë shtetasit me iniciale K.N e K.G 29 e 37 vjeç ndërsa akuza është ajo e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Disa ditë më parë ata kishin tentuar të dërgonin rreth 75 kg marijuanë nga Roma në Londër, me anë të shërbimit të një agjencie private postare.

Pas kontrollit të kryer në agjencinë postare si dhe duke analizuar imazhet e marra nga videotelekamerat e zonës, Policia e Romës ka mundur të identifikoj dy shqiptarët që kishin postuar  drogën. Ata u arrestuan në flagrancë pasi u paraqitën në agjencinë postare për të pasur informacion nëse kishin mbërritur në destiancion pakot e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY