EMERGJENCAT CIVILE/ Situata e reshjeve për çdo qark, ja rrugët e bllokuara...

EMERGJENCAT CIVILE/ Situata e reshjeve për çdo qark, ja rrugët e bllokuara në të gjithë vendin

151
0
Shares

Emergjencat civile bëjnë një bilanc të situatës në të cilen ndodhet vendi pas reshjeve të shumta shiut dhe dëborës në shumë zona të vendit. Sipas komunikimit me specialistet e Emergjencave Civile ne qarqe, situata deri ne oren 13:00 paraqitet…

Qarku Shkoder. Bien reshje shiu te dobeta. Ne lartesite mbi 700 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetem aksi rrugor per ne njesine administrative Shale ( per ne Theth) dhe Shosh te bashkise Shkoder qarkullohet me veshtiresi me zinxhire. Ska problem ne lumenjte.

Qarku Kukes. Bien reshje shiu te dobeta. Ne lartesite mbi 800 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetem aksi rrugor per ne njesine administrative Arren te bashkise Kukes eshte i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Nuk po punohet se eshte rreth 50 km i gjate.

Qarku Diber. Bien reshje shiu te dobeta. Ne lartesite mbi 700 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetem aksi rrugor Trebisht-Dogana-Maqedoni ka rreth 40 cm bore dhe qarkullohet pjeserisht ne nje segment rrugor prej rreth 1.5 km, ne pjesen e aksit Trebisht-Dogana, me nje kalim se ka renie inertesh. Po punon subjekti kontraktor me nje fadrome per heqjen e inerteve ne rruge dhe normalizimin e qarkullimit ne te dy kahet e rruges. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Lezhe. Bien reshje shiu te dobeta. Nuk bien reshje bore. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Durres. Bien reshje shiu te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Tirane. Bien reshje shiu te dobeta dhe lokalisht deri mesatare. Ne lartesite mbi 800 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Elbasan. Bien reshje shiu te dobeta. Ne lartesite mbi 800 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetem aksi rrugor Librazhd-Stebleve, segmenti Fushe Studen- Stebleve eshte i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Po punon subjekti kontraktor per hapjen e ketij segmenti rrugor. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Berat. Bien reshje shiu te dobeta dhe lokalisht deri mesatare. Ne lartesite mbi 800 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Fier. Bien reshje shiu deri mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Vlore. Bien reshje shiu mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Gjirokaster. Bien reshje shiu te dobeta deri mesatare. Ne lartesite malore mbi 900 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Korçe. Ne qytete bien reshje te dobeta shiu te perziera me reshje bore. Ne lartesite mbi 700 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY