FOTO/ Arta Marku nga Korça, një listë me porosi për vartësit e...

FOTO/ Arta Marku nga Korça, një listë me porosi për vartësit e saj në Prokurori

110
0
Shares

Kryeprokurorja Arta Marku ka vijuar takimin me vartësit e saj në Prokurorinë e Korçës.

Nga kjo prokurori kryeprokurorja ka listuar një sërë detyrash për hetimin e veprave të rënda kriminale, të trafikut të drogës e korrupsionit.

“Nxisim aplikimin e Marrëveshjes dhe Urdhrit Penal, me qëllim që prokurorët të jenë më të angazhuar dhe fokusuar te hetimi i veprave penale me rrezikshmëri të theksuar dhe sensitive për rrethin Korçë.

Mbështesim prokurorët për hetime në lëndën e korrupsionit.

Kjo të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj. dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit.

Përkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku me gjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që Prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj.

Mbështesim fuqimisht prokurorët për të identifikuar shkelje të ligjit dhe regjistrimin e veprave penale kryesisht sidomos në mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga nëpunësit publikë; nëse ushtrimi i pushtetit është në interes publik apo përdoret nga nëpunësit si një formë për të nxjerrë përfitime të paligjshme të çdo lloji.

Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”, mësohet të ketë lënë disa detyra kryeprokurorja Arta Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY