Tensione në Egje, anija turke përplas Rojen Bregdetare greke

Tensione në Egje, anija turke përplas Rojen Bregdetare greke

209
0
Shares

Mes Greqisë dhe Turqisë vazhdojnë tensionet në detin Egje. Mediat greke dhe ato turke raportojnë për një incident të ndodhur mesnatën e së hënës dhe të martës në Imia, ishull i ndarë në dy territore mes Turqisë dhe Greqisë.

Një anije e Gardës Bregdetare turke përplasi skafin e Rojes Bregdetare greke, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Incidenti raportohet se ndodhi në orën 23:45 sipas orës lokale. Autoritetet greke e kanë konsideruar provokim dhe jo ngjarje aksidentale. Shtypi grek flet edhe për të tjera incidente të shkaktuara nga pala turke. Sipas tyre, avionë dhe helikopterë të Turqisë kanë shkelur hapësirën ajrore të Greqisë duke kryer stërvitje gjatë gjithë natës. Për rrjedhojë, forca ajrore greke ka qenë në gatishmëri dhe vigjilencë. Turqia dhe Greqia nuk kanë reaguar zyrtarisht për këtë incident.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY