Edi Rama nuk pranon leksione për Teatrin, nuk i ka dëgjuar artistët...

Edi Rama nuk pranon leksione për Teatrin, nuk i ka dëgjuar artistët por e di çfarë (s’)duan

159
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për shqetësimin e ngritur nga artistët për Teatrin Kombëtar. Në fakt, Kryeministri nuk u ka kthyer përgjigje drejtpërdrejt aktorëve, por komentuesve në “Facebook” dhe ka deklaruar se projekti i tij do të vazhdojë dhe nuk pranon leksione nga askush.

Sipas tij, debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është pa asnjë vlere e asnjë kuptim sot.

Edi Rama “guxon” dhe “flet”, kur shprehet se artistët nuk i ka dëgjuar, por e di cfarë ata (s’)duan…

Qytetari: E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!

Rama: Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzetë, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione te asnjë lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine çfarë duan!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY