FOTO/ Reshjet e borës “zbardhin” zonat malore – Trashësia deri në 70...

FOTO/ Reshjet e borës “zbardhin” zonat malore – Trashësia deri në 70 cm, disa fshatrat të bllokuar

179
0
Shares

Dita e sotme në vend ka filluar me reshje të shumta shiut dhe me dëborë në zonat malore. Zona si rrethi i Pukës është zbardhur tërësisht nga dëbora, ndërsa trashësia e borës në Qafen e Malit ka arritur në 10 cm. Autoritetet këshillojnë të evitohen lëvizjet në Qafë Mali pa zinxhir. Po kështu mësohet se nuk kanë ndërhyrë ende borëpastrueset për heqjen e borës dhe akullit nga rrugët. Në zonë janë vetëm elektricistët që po punojnë për rikthimin e energjisë.

Po ashtu aksi rrugor Librazhd – Bulqizë është i pakalueshëm. Segmenti Shkalla e Lunikut-Steblevë është i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Trashësia në Steblevë ka arritur rreth 50 cm. Nga ana tjetër në zonën e Dibrës vijojnë që të jenë izoluara zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Selishtë, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra.

Por jo vetëm në Dibër, edhe në Theth dhe zona të tjera të thella në Dukagjin ka probleme me qarkullimin nga dëbora. Në Pukë si pasojë e reshjeve të dëborës është bllokuar rruga në fshatin Iballë. Ka probleme në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e mjeteve te ARRSH për zhbllokimin e rrugës ku në segmente te caktuara trashësia i kalon 40 cm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY