Deputeti “ia plas” në Komitetin e Stabilizim-Asociiimit: E konfirmoi edhe “Tahiri”, 20%...

Deputeti “ia plas” në Komitetin e Stabilizim-Asociiimit: E konfirmoi edhe “Tahiri”, 20% të votuesve iu dhanë para për votën, u shpërndanë 5 milionë euro

148
0
Shares

Ka nisur sot dita e dytë e punimeve e sesionit të 12 të Komitetit të Stabilizim-Asociimit dhe fjalën e kanë marrë deputetët e opozitës shqiptare.  Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se “20% e votuesve kanë marrë para në këmbim të votës ndërsa punonjësit e administratës janë vënë nën presion dhe OSBE/ODIHR ka kërkuar të merren masa për shitblerjen e votës. Nga përgjigjet për çështjen Tahiri ka rezultuar se janë dhënë 5 milionë euro për shitblerjen e votave”.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, deklaroi se ‘ka pasur ashpërsim të vendimeve për shitblerjen e votës’.

Dita e parë e punimeve u zhvillua dje në Kuvendin e Shqipërisë, dita e parë e sesionit të 12 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE

Të pranishëm në punimet e sesionit të parë të punimeve ishin: Ministri për Evropën, Ditmir Bushati, Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, anëtarët e komitetit nga parlamentit evropian si edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY