PRECEDENTI/Adriatik Llalla, a ka rrezik të hetohet ish-kryeprokurori

PRECEDENTI/Adriatik Llalla, a ka rrezik të hetohet ish-kryeprokurori

134
0
Shares

Ish prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor dy muaj pas largimit nga detyra duke cuditur shumëkënd. Me këtë rast ai i shpëton edhe procesit të vettingut, shmangie e cila nuk kishte krijuar precedentin deri më sot.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin Besnik Imeraj i hap rrugë një tjetër procesi që mund të nxjerrë nga sistemi shumë gjyqtarë por ndërkohë pak prej tyre ose asnjë mund të ndëshkohen për shkelje të ndryshme.

Prej këtij mekanizmi do të shpëtojë edhe Llalla nga një vetting i cili mund të krijonte probleme jo të vogla për ish-prokurorin.

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim në vjeshtën e këtij viti ku njeh të drejtën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të japin dorëheqjen edhe gjatë procesit të vettingut duke përfituar ndërprerjen e rivlerësimit në këmbim të daljes nga sistemi i drejtësisë.

Sic dihet rivlerësimi kryhet nga shumë institucione dhe shumë zyrtarë të së drejtës kanë mundësi të informohen rreth rezultateve duke i mundësuar ata të marrin vendime gjatë procesit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një ndihmë e madhe për të shmangur reprezaljet në drejtësi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që do kapeshin me shkelje të ndryshme.

Ambasadori amerikan tha sot se gjyqtarët dhe prokurorët me shkelje nuk do të shpëtojnë nga drejtësia edhe nëse largohen.

Por në fakt vendimi i Gjykatës Kushtetuese që u zbatua sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i jep të drejtë. Llalla mund të jetë përfituesi i dytë pas Imeraj, dhe vendimi për ndërprerjen e rivlerësimit ndaj tij mund të jepet shumë shpejt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY