Petrit Vasili i sulet Vlahutinit: Në cilin rast po gënjen!

Petrit Vasili i sulet Vlahutinit: Në cilin rast po gënjen!

169
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka vënë në pozitë të vështirë sonte ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin duke i sjellë në kujtesë përcaktimet e saj për ONM. Vasili i ka kujtuar asaj se rilindja votoi personat që ONM kishte rrëzuar ndërkohë që vet ambasadorja deklaroi se ONM ka thjesht rol rregullues.

Në vijim Vasili ka publikuar një postim të Vlahutin për ONM ku thotë shumë më tepër gjera për rolin e tij se sa cfarë ka thënë sot.

Postimi i plotë i Vasilit:

Ciles Vlahutin t’i besojme….???

Vlahutin dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk mund të luajne si të duan me besimin e qytetarëve shqiptarë.
Operacioni Nderkombetar i Monitorimit u perfshi edhe ne Kushtetuten e vendit, me insistimin e jashtezakonshem deri edhe kercenues te z.Lu dhe zj.Vlahutin, si instrumenti i vetem garantues e vendimtar per integritetin e zbatimit te reformes ne drejtesi.
Kryeministri e perbuzi ONM,gjetjet e sugjerimet e saj per te skualifikuar kandidate te caktuar u hodhen poshte dhe ata u votuan ne parlament nga rilindja, e bashke me kete ra edhe garancia e integritetit te ref. ne drejtesi.
Sot zj.Vlahutin ne mbledhjen e Keshillit te Stabilizim Asocimit na thote “qe ONM ka vetem funksion thjesht keshillues”.
Ciles Vlahutin t’i besojme…..????
Ja cfare shkruhet ne ëeb e delegacionit europian ne Tirane:
“Pse ka ardhur ONM-ja në Shqipëri?

Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY