Tirana e tavanit që i bie në kokë mësueses apo Tirana që...

Tirana e tavanit që i bie në kokë mësueses apo Tirana që tregon Veliaj

154
0
Shares

Kreu i këshilltarëve demokratë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Collaku ka denoncuar sot situatën e  rëndë të Tiranës që është krejt ndryshe nga Tirana që nxjerr në televione cdo ditë kreu i bashkisë, Erion Veliaj.

“Sot qytetarëve dhe mediave u kemi kërkuar të njohin një Tiranë tjetër. Një Tiranë e cila është shumë e ndryshme nga Tirana që qytetarët shohin përditë, nga Tirana që serviret nga propaganda e pushtetit dhe Bashkisë Tiranë.Sot ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Një tavan i shkollës “Osman Myderizi”, është rrëzuar. Vullneti i të plotëfuqishmit që fëmijët të kenë shpëtuar, pasi jeta e fëmijëve u rrezikua. Një mësuese u lëndua rëndë.

Kjo shkollë është pjesë e atij teatri, asaj telenovele bashkiake, ju e kujtoni para një viti kryetarin e Bashkisë që mburrej se po rikonstrukton shkolla dhe kopshte, ne bashkëpunim me biznese private, të cilët askush nuk i kuptoi nga ishin dhe nga dolën dhe sot jemi pas një viti në një shkollë me tavan të rrëzuar ku jeta e mesuesve dhe nxënësve është rrezikuar. Kjo është Tirana e vërtetë, Tirana që klith nga keqqeverisja, nga abuzimi dhe nga korrupsioni”, deklaroi Collaku.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY