Basha shpjegon hamendjet për kallëzimin penal ndaj Etilda Gjonit

Basha shpjegon hamendjet për kallëzimin penal ndaj Etilda Gjonit

112
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë përgjigje sot në lidhje me hamendjet rreth një hetimi të kërkuar për ministren e Drejtësisë pas esktradimit dukshëm të paligjshëm të Nezar Seitit, i vetmi dëshmitar në Shqipëri për dosjen Tahiri. Po ashtu Basha ka komentuar edhe ne lidhje me bisediemt shqiptaro-greke per nje marrveshje detare e cila eshte deklaruar nga mediat greke se eshte arritur tashme.

Pyetje: Zoti Basha, është tërhequr Partia Demokratike nga kallëzimi penal për Ministren e Drejtësisë, i paralajmëruar në Kuvend nga deputeti Enkelejd Alibeaj?

Basha: Jo, nuk jemi tërhequr nga kallëzimi penal por i paraprijmë me këtë Komision Parlamentar për përgjësitë e Edi Ramës, për varrosjen e fakteve të raportuara të konfirmuar nga shërbimet zyrtare shqiptare dhe të huaja. I ka varrosur sepse dihet që droga nuk mund të bëjë pa Sajmir Tahirin, pa krerët më të lartë të policisë, pra nuk mund të bëjë pa Edi Ramën. Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj përgjegjësie. Pjesë e kësaj përgjegjësie është edhe grabitja e llogaritarit të drogës për të cilën çdokush do të mbajë përgjegjësitë e veta duke përfshirë edhe Ministren e Drejtësisë.

Pyetje: Keni një koment lidhur me faktet e publikuara nga shtypi grek se qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë arritur marrëvëshjen për shelfin kontinental dhe ndarjen e zonave ekonomike?

Basha: Kjo është një aferë e errët pa transparencë dhe të gjitha gjasat janë që kemi të bëjmë me një skenar kriminal. Përsa i përket përfshirjes së palës shqiptare, dje kemi patur një prononcim të institucionit të Presidentit që nuk ka plotëfuqishmëri dhe në ndjekje të këtij prononcimi, anëtarët tanë të Komisionit të Jashtëm, duke nisur nga dita e sotme do të kërkojnë sipas ligjit që detyron qeverinë, në këtë rast Ministrinë e Jashtme, dokumentacionin e plotë të negociatave të mbajtura sekret nga pala shqiptare. Gjithçka që e dimë, e dimë nga prononcimet greke.

Ne  do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje, do ta zbardhim deri në fund dhe nëse rezultojnë të vërteta pretendimet e shpallura nga media greke apo në disa raste nga zyrtarët grekë, askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë ligjore dhe penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY