Vlahutin nuk lë asnjë dyshim në lidhje me lobimin e saj...

Vlahutin nuk lë asnjë dyshim në lidhje me lobimin e saj për qeverinë

148
0
Shares

Ambasadorja e BE në Tiranë vijoi sërish ti përmbahte qëndrimit të saj të vjetër se droga në Shqipëri është një problem i përhershëm duke mos dalluar vitin 2016 si vitin më pjellor të kanabisit në Shqipëri. Po ashtu ajo anashkaloi një nga kushtet e BE për hapjen e negociatave, hetimi dhe arrestimi i ish-ministrit Tahiri.

“Presim që prokuroria të përfundojë hetimet dhe rezultatet të bëhen publike sa më shpejt. Heqja e mandatit të tij është përgjegjësi e Parlamentit. Kultivimi i kanabisit problem i hershëm, por ne i kemi kërkuar qeverisë që të luftojë drogën. Në 2017 pati ulje drastike të kultivimit të kanabisit ”. Kështu u shpreh Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, duke iu përgjigjur pyetjes mbi çështjen Tahiri.

Ambasadorja Vlahutin ishte e pranishme në sesioni i parë  të takimit të 12 të Komitetit për Stabilizim Asociim, ku vurin theksin vuri te uniteti për të ecur përpara drejt integrimit të vendit. “Qytetarët mbështesin reformat e thella në vend. Shqiptarët nuk kanë pikë dyshimi për integrimin e vendit. Sot Shqipëria ka një mundësi reale sa i përket hapjes së negociatave. Integrimi në BE kërkon unitet.”, tha ambasadorja e BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY