EMRAT/ PD e Vlorës, i përgjigjet Astrit Patozit: Ja pse u përjashtuan...

EMRAT/ PD e Vlorës, i përgjigjet Astrit Patozit: Ja pse u përjashtuan tre anëtarët e Kryesisë

265
0
Shares

Dega e PD-së së Vlorës, ka sqaruar sot, largimin nga kryesia e saj, e tre anëtarëve. Me këtë sqarim, kjo degë i përgjigjet ish-deputetit Astrit Patozi.

“Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë”.

Ky ishte denoncimi që bëri më herët sot, Astrit Patozi, në një postim në rrjetet sociale.

Deklarata e plotë e degës së PD-së, Vlorë

Partia Demokratike Dega Vlorë hedh poshtë shpifjet për përjashtim të anëtarëve të kryesisë së kësaj dege.

Në respekt të anëtarëve të PD të Vlorës, të demokratëve në të gjithë Shqipërinë dhe të qytetarëve që na besojnë dhe votojnë për ne, ju informojmë për të vërtetën e pa deformuar.

Në mbledhjen e datës 10. 02. 2018, kryesia e PD të Vlorës respektoi plotësisht statutin e Partisë Demokratike, pa përjashtuar askënd.

Për sa u përket personave të përfolur si të përjashtuar, e vërteta është se:

1-Dritan Kokoshi, anëtar i hershëm i PD dhe aktiv në veprimtaritë politike të PD, është dorëhequr me mirëkuptim për arsye personale. Ai mbetet anëtar i vlerësuar dhe i respektuar.

2-Asqeri Bulla, prej më shumë se 8 muaj, është tërhequr nga aktivitetet politike të degës duke mos ushtruar detyrën e anëtarit te Kryesisë.

3-Mirela Shekaj, drejtuese departamenti, nuk e ushtron detyrën e saj prej 8 muajsh.

Në mbledhjen e datës 10. 02. 2018, Kryesia e PD Vlorë formalizoi detyrimin statutor, që parashikon zëvendësimin e anëtarit të kryesisë, nëse ai nuk merr pjesë në mbledhje 6 muaj rresht.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY