VIDEO/ Durrës, 11.3 kg heroinë bllokohen në Port, zbardhet dëshmia e kamionistit

VIDEO/ Durrës, 11.3 kg heroinë bllokohen në Port, zbardhet dëshmia e kamionistit

131
0
Shares

Merret në pyetje nga policia tregtari i konfeksioneve që u arrestua të dielën nga policia kufitare në portin e Durrësit duke tentuar të trafikonte 11.3 kilogramë heroinë në drejtim të Italisë. Lënda narkotike është gjetur e fshehur në kabinën e kamionit MAN, me targa shqiptare që transportohej nga 63-vjeçari Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës. Ai ka pretenduar se nuk kishte dijeni për drogën e fshehur në kamion ndërsa shtoi se mjetin e kishte marrë të ngarkuar dhe të vulosur. Policia e ka rrëzuar këtë pretendim duke pohuar se kapja e drogës është bërë mbi bazën e informacioneve paraprake.

Ka qenë kontrolli i imtësishëm me qen antidrogë që ka gjetur 10 pako të mëdha dhe një tjetër më të vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Heroinë, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale për peshimin dhe ekspertimin e plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion qytetin e Firences në Itali mësohet se ishte ngarkuar në Tiranë nga 63-vjeçari i cili ka në pronësi një punishte konfeksionesh në zonën e Spitallës në Durrës. Mjeti me drogë ka kaluar vijën e parë të sigurisë por është ndaluar në vijën e dytë të kontrollit të mjeteve të tonazhit të lartë pikërisht bazuar në të dhënat paraprake që dispononte policia. Shërbimet e antidrogës dhe institucionet e specializuara kishin disa javë që kishin marrë dijeni në lidhje me këtë tentativë trafikimi të ngarkesës me heroinë drejt Italisë.

Port-Durrës.Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.Sekuestrohen 11 kilogramë e 395 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.Gjetja e lëndës narkotike gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare.Kontrolli i imtësishëm mbi bazën e informacioneve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me DVP.Durrës dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.Më datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionëve rezultoi se:Në kabinën e kamionit "MAN", nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.Kamioni drejtohej nga shtetasi B.Sh, 63 vjeç, banues në Durrës.Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku pas peshimit rezultoi 11 kilogramë e 395 gramë.Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plastmasi me destinacion Firenzze-Itali.Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.

Publié par Policia e Shtetit sur dimanche 11 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY