VENDIMI/ A ka bërë korrupsion ish-ministrja Mimi Kodheli?! – Gjykata rrëzoi padinë...

VENDIMI/ A ka bërë korrupsion ish-ministrja Mimi Kodheli?! – Gjykata rrëzoi padinë e saj për 50 mijë euro dëmshpërblim

483
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar padinë e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ajo kërkonte një dëmshpërblim prej 50 mijë euro, për një deklaratë të bërë nga koordinatorja e PD, Reila Bozdo.

Ajo akuzoi për korrupsion kohë më parë ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me tenderin prej 850 milionë lekë, për vëzhgimin e hapësirës detare, që sipas demokratëve e ka fituar një dyqan celularësh.

Deklarata e Reila Bozdos kundër Kodhelit

“Faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, janë rrëqethëse, janë abuzim i paimagjinueshëm, që nxjerrin në pah hajdutërinë me çizme të Mimit të Ramës.

Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit.

Pra dyqani i përzgjedhur i Kodhelit në rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës.

Reagimi i sotëm i Reila Bozdos

Gjykata sapo shpalli vendimin per padine e ngritur ndaj meje nga ish-ministrja Mimi Kodheli per deklaraten e bere nga selia e Partise Demokratike ne vitin 2015 mbi monitorimin e hapesires detare.

Gjykata e rrezoi padinë.

Uroj qe ceshtje me te tille subjekt te mos merren ne konsiderate per t’u proceduar nga gjykata ne te ardhmen!

Falenderoj secilin nga ju qe permes mesazheve tuaja me keni dhene kurajo ne kete kauze te drejte!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY