LAJMI I FUNDIT/Ardi Veliu, lëvizjet e para tronditin policinë

LAJMI I FUNDIT/Ardi Veliu, lëvizjet e para tronditin policinë

676
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka bërë ndryshimet e para në rangjet më të larta të Policisë së Shtetit.

Mësohet se mbrëmjen e sotme është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rebani Jaupaj, dhe në vend të tij është emëruar Xhovalin Lokaj.

Jaupaj është emëruar në një detyrë të re, Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit,duke zëvendësuar në këtë detyrë Shaban Nexhin. Zakonisht këtë detyrë e marrin të gjithë oficerët që largohen nga detyra të rëndësishme.

Deri pak ditë më parë, Jaupaj ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë,pas shkarkimit të Haki Çakos, ndërsa Lokaj ka mbajtur deri sot detyrën e Drejtorit të Policisë së Shkodrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY