EMRI/ Elbasan, i moshuari lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes...

EMRI/ Elbasan, i moshuari lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes në mes të qytetit

59
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ndërsa një i moshuar, ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Të afërmit e kanë gjetur në flakë dhe janë përpjekur ta shpëtojnë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit, ku 67-vjeçari Xhevit Tanushi i ka vënë flakën vetes duke pësuar djegie të rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak për aktin ekstrem ka qenë gjendja e rënduar depresive e 67-vjeçarit.
Sipas dëshmive të para ai mjekohej rregullisht për depresion. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë, ndërkohë që gjendja e 67-vjeçarit paraqitet kritike pasi ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY