E bën vetëm me burra të martuar dhe pa angazhime

E bën vetëm me burra të martuar dhe pa angazhime

220
0
Shares

Një grua ka rrëfyer se si tradhëtia me burra të tjerë i ka shpëtuar asaj martesën. Ajo është 29 vjeç, nga Anglia, dhe prej 8 vitesh është në një marrëdhënie me partnerin e saj 50-vjeçar. Katër vjet më parë, për shkak të problemeve mjekësore të bashkëshortit, ata nuk mund të kishin më jetë seksuale. Nisur nga ky problem, partneri e lejoi gruan e tij që ta tradhëtonte me burra të tjerë.

Emri i saj nuk bëhet i ditur për shkak të respektimit të privatësisë, por 29-vjeçarja thotë se shkon vetëm me burra të martuar nga të cilët nuk pret asnjë angazhim tjetër, përveç se jetës seksuale, raporton “Daily Mail”. Ajo deklaron se kjo formë mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar nga shumë gra, por këmbëngul se ka parë anët pozitive të kësaj “formule”.

29-vjeçarja e konsideron unike këtë mundësi dhe veten e saj me fat, që bashkëshorti i ka dhënë leje për të kryer marrëdhënie seksuale me burra të tjerë. Lidhjet e saj kanë zgjatur disa muaj. Aktualisht është në një lidhje 6-mujore me një burrë të martuar, para se të hiqte dorë nga një tjetër marrëdhënie 3-mujore.

Edhe meshkujt me të cilët ajo takohet, janë të gjithë të martuar dhe nuk kanë ndërmend të shkatërrojnë familjet e tyre. Njësoj si 29-vjeçarja, kryejnë marrëdhënie seksuale me gra të tjera për të shpëtuar martesën nga problemet që kanë. Pavarësisht takimeve të shumta, gruaja pretendon se lidhjet e saj nuk kthehen asnjëherë në romantike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY