EMRI/Sasi e madhe heroine në Portin e Durrësit, ja ku e gjeti...

EMRI/Sasi e madhe heroine në Portin e Durrësit, ja ku e gjeti policia

179
0
Shares

Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tentativë të trafikut ndërkombëtar  të drogave të forta duke sekuestruar rreth 11 kilogramë lëndë narkotike heroinë. Ndërkaq është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike ndërkohë që lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare.

Me datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese  gjatë kontrollit   në vijën e dytë të kamionave  rezultoi se:

Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO  nën krevatin e shoferit  në një vend të fshehtë  pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën  disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.

Kamioni drejtohej nga  shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku do kryhet dhe peshimi i plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plasmasi me destinacion Firenzze-Itali. Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY