Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon Tahirin në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon Tahirin në Gjykatën e Lartë

167
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda ka këmbëngulur në Gjykatën e Lartë për të rikthyer masën e saj për bllokimin e pasaportës së Saimir Tahirit. Prokuroria ka vijuar procedurën e rekursit në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Apelit që i riktheu pasaportën Saimir Tahirit.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që të vendoset sërish masa shtrënguese për bllokimin e pasaportës për Tahirin. Organi i akuzës e ka depozituar kërkesën për rekurs në datë 7 shkurt. Pritet të caktohet data për senacën e parë gjyqësore.

Më një vendim të saj Gjykata e Apelit riktheu pasaportën për ish-ministrin Tahiri në datë 26 dhjetor të vitit të kaluar duke i hequr masën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Saimir Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda si pjesë e një grupi që kultivoi dhe tragfikoi kanabis në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...