Pas Rusisë, paralajmërohet ofensiva mediatike kineze në Europë

Pas Rusisë, paralajmërohet ofensiva mediatike kineze në Europë

126
0
Shares

Prania gjithnjë e më e madhe e Kinës në mediet europiane ka bërë që analistët të paralajmërojnë për rrezikun e ndikimit të këtij shtetit në mendimin publik të kontinentit të vjetër.

Vetëm vitin e kaluar , – thotë “Deutsche Ëelle”, – revista britanike “The Economist” i kushtoi Republikës Popullore dy artikuj, me të cilat hapte revistën.

Ndërkohë, gjermanja “Spiegel” në një artikull kryesor të nëntorit të vitit 2017 e shpalli Kinën “Superfuqinë nr. 1”.

Artikulli fliste për projektin madhështor të presidentit Xi Jinping, “Rrugën e re të mëndafshit”, luftën e tij (verbale) për tregtinë e lirë, investimet masive në Europë, ose për planet e Kinës për t’u kthyer në shtet krejtësisht të kontrolluar.

Instituti ‘Mercator’ për studimin e Kinës (Merics) në Berlin dhe “Global Public Policy Intitute” (GPPI) paralajmërojnë në një studim për mungesën e vetëdijes për ndikimin në rritje të Kinës mbi elitat politike dhe ekonomike, mbi median, shoqërinë civile dhe botën akademike të Europës.

Ky vend është aktiv në të gjitha këto fusha “për të përmirësuar perceptimin e sistemit politik dhe ekonomik të Kinës në botë dhe për t’u pozicionuar si alternativë e besueshme e demokracisë liberale”, është konstatimi i studimit.

Një rol kyç, sipas autorëve të studimit të titulluar “Avancimi autoritar”, zë ndikimi i opinionit publik nga mediet. Ata pretendojnë se investitorët kinezë po përpiqen të blejnë medien perëndimore, edhe pse deri më tani nuk kanë pasur sukses.top-channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY