FOTO/Qelza, fshati i vogël i Pukës që imiton Gjirokastrën

FOTO/Qelza, fshati i vogël i Pukës që imiton Gjirokastrën

644
0
Shares

E përfshirë në projektin “100 fshatrat”, Qelza në bashkinë  e Pukës po  përjeton dhe  rikthimin e shpresës, e  bashkë  me  të  dhe  rikthimin e banorve  që  e braktisen.

Një  atraksion  turistik  ku ndërthuren malet  e larta, luginat, pasqyra  ujore e  liqenit  të  Komanit buzë  brigjeve  të  të  cilit  qëndroj  ende  kullat  shekullore  të mbuluara  me rrasa prej guri , Qelza  pritet  të  kthehen  në  një  prej destinacioneve  të njohura për turistët. Bashkia  e Pukës  menjëher pas vendimit qeveritar ka filluar punen në terren për hartimin e projekteve  të infrastrukturës, çfar sipas kreut të bashkisë Gjon Gjonaj I jep start ëndrrës së kahershme  të mbar pukjanëve.  Shtëpitë janë të mbuluar me pllaka guri si në Gjirokastër dhe herë pas here mes tyre ka vetëm rrugica të ngusghta q ëtë kujtojnë fshatrat e Bregut.

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj thot se menjëherë  ka  filluar puna në terren ku po bëhet një studim I hollësishëm I zonës, ndërkohë që është ngarkuar një grup specialistësh urbanistë për hartimin e projekteve.  “Jam I lumtur pasi sapo kjo zonë u përfshi në projektin “100 fshatrat” banorët e larguar nga kjo mrekulli natyrore, thjesht dhe vetëm si pasojë e harresës  që ju është bërë prej vitit 1990, kane filluar të interesohen për tu kthyer.  Kamë shumë besim se me investimet e planifikuara do I japim jetë jo vetëm zonës, por do krijojmë një atraksion të veçant turistik për turistët, të cilët  edhe në këto kushte e kanë vizituar zonen. Këtu  janë në harmoni të plotë, malet e larta, lumi, Gomina, lëndina që ndërthuren në formen e pllajava mes këtyre lartësive,  pjesë e të cilave janë kullat karakteristike të mbuluara me rrasa guri, e mbi të  gjitha  pasqyra  ujore e liqenit të Komanit  thik mbi të cilin ndodhen dhe shpellat  mistike  plot  legjenda, të  cilat aq  shumë  tërheqin turistët e huja”, shprehet kryebashkiaku I Pukës.

Por cilat janë  disa  nga infestimet që ka planifikuar bashkia e Pukës, sipas kryetarit Gjon Gjonaj?

Rikonstruksion i rrugës Qelez –liqeni Komanit ,Rikualifikimi urban i territorit të qendrës së fshatit Qelez, rehabilitim i urave ekzistuese në fshatin Qelez , rehabilitimi i ambjenteve të jashtme të shkollës mesme Qelez, Rehabilitimi i qendrës shëndetësore Qelez, ndërtim i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ITUP në luginën e Qelez, rehabilitimi i kullave tradicionale dhe mullinjëve tradicionalë, thertore, baxho, dhoma frigoriferike, përmirësimi i manaxhmit të mbetjeve urbane, përmirësimi dhe pajisja me sinjalistikën e posaçme të shtigjeve për këmbësorë etj.

Banorët e zonës  e mirpresin këtë nisëm, ndërsa  të larguarit kanë filluar të mëndojnë  për të rikthyer  shtëpit e braktisura në bujtina përmes subvencioneve të përcaktuara nga qeveria, në kuader të këtij projekti

Sipas kryebashkiakut Gjon Gjonaj ndërtimi I rrugës  Qelëz Brigjet e Liqenit të Komanit do e kthej këtë zonë të virgjër ndër më të vizituarat në veriun shqiptar, teksa  një ndër  elementet ku kërkohet  nderhyrje e menjehershme është  dhe rrjeti  I amortizuar elektrike, pasi rikonstruksionit  të  të  cilit  mund të nisin dhe investimet e tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY