Rrezik, dy ditë përmbytjesh në Shkodër

Rrezik, dy ditë përmbytjesh në Shkodër

140
0
Shares

Disa zona të qarkut të Shkodrës mund të përmbyten përgjatë fillimit të jkavës që vjen për shkak të rritjes së madhe të prurjeve në dy tri liqenet e hidrocentraleve në veri të këtij qarku. Por po ashtu edhe lumi Buna dhe liqeni i Shkodrës do të kenë prurje të shtuara.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se të dielën, datë 11 shkurt dhe nesër, të hënën, datë 12 shkurt, lumi Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Sot pasdite dhe të hënën, datë 12 shkurt, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 12

në vendet e ulëta: 5 / 12

në vendet malore: -2 / 6 °C.

Sot dhe nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe veri-lindje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY