Deputeti i Fierit shpërthen kundër Ramës: Fieri i administrua për 73 vjet...

Deputeti i Fierit shpërthen kundër Ramës: Fieri i administrua për 73 vjet nga partia e Ramës

366
0
Shares

Deputeti i Fierit Enkelejd Alibeaj nuk e ka duruar Kryeministrin Rama të postojë herë pas here për Fierin në mesazhet e mëngjesit ndërkohë që një numë ri madh banorësh humbasin cdo javë ekonominë  e tyre nga përmbytjet.

“Llum, llogje dhe tym çdo mëngjes nga kryekllouni që nuk po gjen dot formë e mënyre për të mbuluar skandalet e lidhjeve të qeverisë tij me krimin dhe drogën. Qytetin e Fierit e kanë administruar për 73 vjet përfaqësuesit e partisë sê Edi Ramës. Janë ata përgjegjës për masakrën urbane në Fier, ashtu si edhe në Durrës, në Elbasan, në Vlorë e në Tiranë. Madje në Tiranë është personalisht përgjegjës!
Meqë qenka zgjuar me Fierin në mendje, kryekllouni bën mirë të hedhë sytë nga të përmbyturit e Frakullës, Ferrasit dhe Darëzezës, të braktisur e të pashpresë nga qeveria. Bën mirë të mos vazhdojë të helmojë banorët e Vërrisë, Kallmit dhe Mbrostarit me inceneratorin e vdekjes, aferën korruptive më spektakolare të kryekllounit. Mirë do të ishte që ai qytet të mos lihej nën administrimin e bandave zyrtare bashkiake që në vend të sigurojë ujë të pijshëm për Fierin, merret me fasadat qindramilionëshe të korrupsionit. Partia Demokratike punon çdo ditë për ti hequr maskën fasadave të mbaruara të Ramës dhe shërbëtorëve që i shërbejnë vetëm atij. Partia Demokratike punon çdo ditë që ta vërë pushtetin në shërbim të njerëzve, që ta kthejë politikën në shërbim te qytetarëve. Koha ka ardhur!”, komenton Alibeaj.

Komenti i Rames ne mengjes:

dhe me këtë moment të fundit të pastrimit të “Lanës së Dytë Demokratikase” (lumit Gjanica që përshkon qytetin e Fierit, e u kthye për çerekshekulli në burim plehrash e përmbytjesh), që i hap rrugën një tjetër transformimi spektakolar të Fierit në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një të dielë të qetë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY