Një çift, i cili kishte vendosur që të kurorëzonte dashurinë e tij është përballur me momente dramatike gjatë kohës kur shkojnë në kishë, ndërsa një person qëllon me armë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kishë në Brazil, në Limoeiro Anadia.
Në videon e publikuar nga “Daily Mail” pas çiftit shihet një burrë, i cili nxjerr armën nga brezi dhe qëllon në drejtim të të ftuarve disa herë me plumba.
Bëhet fjalë për Umberto Ferreira Santos, i njohur me nofkën ‘Betinho’, i cili sipas policisë hapi zjarr ndaj një personin në shenjë hakmarrje, i cili akuzohet se i vrau djalin. Nga të shtënat me pistoletë, tre persona ngelën të plagosur, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për më tepër shihni videon.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/