VITI 1959 – DOKUMENTI/ Kuadri injorant përbënte në masën 90 për qind...

VITI 1959 – DOKUMENTI/ Kuadri injorant përbënte në masën 90 për qind ministrinë e Punëve të Brendshme

231
0
Shares
Nga Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

Në vitin 1959 Ministria e Punëve të Brendshme kishte një efektiv prej 2818 personash. Këta ndaheshin në këtë mënyrë:

-1037 në qendër

-1218 në organe të varësisë

-563 në repartet e kufirit

Prej tyre, ishin nomenklaturë e lartë që vendoseshin nga Byroja Politike dhe Sekretariati i KQ të Partisë së Punës së Shqipërisë 268 kuadro (ministri, zëvendësit, drejtorët, kryetarë degësh).

Siç do vihet re nga tabela, kuadri mbizotërues ishte me arsim fillor ose 7-vjeçar. Megjithëse jemi në vitin 1959, pra një kohë e duhur për ta futur në shina mësimore kuadrin, shumica e tij rezulton krejt e pavlefshme për funksionet që bart. Vetëm 10% e kuadrit cilësor drejtues, nomenklaturë e Komitetit Qendror është me arsim të lartë. Në mënyrë logjike, prej këtyre shifrave asnjëherë nuk mund të pretendohet se mund të kenë rrjedhur veprime inteligjente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY