VIDEO/ Fatmir Xhafaj paralajmëron ndryshime në Policinë e Vlorës

VIDEO/ Fatmir Xhafaj paralajmëron ndryshime në Policinë e Vlorës

128
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ndalën në Vlorë në një takim me strukturat vendore të uniformave blu.

Në një konferencë publike, Fatmir Xhafaj shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me punën e strukturave të Policisë së Vlorës dhe paralajmëroi ndryshime.

“Do të ketë një organizim të ri dhe të mirëpërcaktuar të policisë. Kemi hyrë në një fazë tjetër, atë të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale. Nuk jemi shumë të kënaqur me punën e strukturave të Policisë së Vlorës”, deklaroi ai.

Një ditë më parë, në Vlorë u ndal kryeprokurorja Arta Marku. Në analizën e saj, Vlora prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, edhe i drogërave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm transiti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja bregdetare.

Pas analizava vjetore të punës së strukturave të Policisë në DVP.Fier e Vlorë, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu në konferencë për median.

Publié par Policia e Shtetit sur samedi 10 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY