Ironizon ish-drejtori i AKKP-së: Qeveria shqiptare për të kompensuar ish pronarët, të...

Ironizon ish-drejtori i AKKP-së: Qeveria shqiptare për të kompensuar ish pronarët, të marrë tokë nga Greqia, në këmbim të detit

246
0
Shares

Ish-drejtori i AKKP-së Elvis Cefa, më pas edhe nënkryetar i KLD-së ka ironizuar një vendim të qeverisë, për kompensimin e ish-pronarëve me tokë fizike.

Sipas Cefës, qeveria shqiptare, për të kompensuar ish-pronarët, do të marrë tokë nga Greqia, në këmbim të detit…

Postimi i plotë i Elvis Cefës

Elvis Cefa

Lajm i mire per ish-pronaret:

Qeveria jone e palodhur, gjen sasira te medha toke per t’i kompensuar ne natyre!

– Pasi e hoqi kthimin e prones me ligj…

– Pasi vendosi qe kompensimi financiar do te behet me zerin kadastral te prones ne vitin 1945… (dmth praktikisht therrime)…

– Pasi Agjencia e Pronave vleresoi edhe vendimet per vitet 1993 -1996..

Qeveria me Vendimin e saj nr. 766 te dhjetorit 2017, vendosi qe edhe atyre ish-pronareve te cilet nga halli pranuan te marrin parate (therrimet) e percaktuara nga Agjencia, te mos ua beje pagesen 100% sikurse u premtoi me pare, por vetem 20% (te therrimeve)…

Por askush te mos merzitet!

Qeveria, per te miren e tyre ka vendosur qe 80% qe mbetet, t’ua kompensoje fizikisht!! Super!!

Me sa duket ka ndonje marreveshje qe akoma nuk eshte bere publike, me te cilen eshte vendosur qe shteti shqiptar, per te kompensuar ish pronaret, te marre toke nga Greqia, ne kembim te detit…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY