“Shtypi grek i çjerr maskën e tradhtisë kombëtare të Edi Ramës”

“Shtypi grek i çjerr maskën e tradhtisë kombëtare të Edi Ramës”

243
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka quajtur sot kryeministrin aktual Edi Rama, si tradhtar të kombit.

Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook, disa shkrime të mediave greke të cilat flasin për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku sipas tyre negociatat janë mbyllur.

Berisha shkruan se është zbuluar e vërteta dhe Edi Rama është tradhtari  kombit, pasi mediat grek i kanë çjerrë maskën e tradhtisë.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Del e verteta!! Edvin Rama tradhetar i kombit!!

Shtypi grek i çjerr masken e tradhetise kombetare të Edi Rames.

Rama i fali Greqise fushat me te medha te naftes dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe, shkruan “energypress.gr”, duke i falur blloqet 1 dhe 2 Greqise kurse Shqiperia merre krundet dhe llogjet!

Pas nje trillimi grek se marreveshja e meparshme ka patur disa gabime metodologjike, gazeta greke e specializuar fushen e energjese informon pikerisht ate qe kemi denoncuar keto jave disa here, pra faljen nga Rama te fushave me te medha te naftes dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe.

Keshtu gazeta shkruan se “Në këmbim, zyrtarët shqiptarë nuk mund të ngrenë pretendime lidhur me hidrokarburet në zonën e ndarjes kontinentale pranë ishujve Othoni dhe Erikousa, të vendosur në veri të Jonit”, (pra per blloqet 1 dhe 2 te naftes), vazhdon argumentin e tij ky portal. Dhe se “Drejtuesit e qeverisë greke kanë shprehur besimin se problemi i së shkuarës, që vinte prej kundërshtimit të Shqipërisë kundër aktivitetin të Greqisë për nxjerrjen e naftës në rajon, tashmë, me nënshkrimin e marrëveshjes nuk do të përsëritet. Blloqet 1 dhe 2 janë përfshirë në një paketë greke prej 20 blloqesh dhe janë tenderuar në vitin 2015.”

Te dashur miq, kjo eshte e verteta lakuriq e marreveshjes se tradhetise se larte kombetare te Edvin Kristaq Rames. Ju bej thirrje shqiptareve te pregatiten per te mbrojtur me te gjitha mjetet integritetin territorial te Shqiperise dhe per ti ofruar sketerren qe meriton Edvin Kristaq Rames per aktin e tij te tradhetise se larte kombetare.

Lexoni me poshte nje paraqitje me te zgjeruar te artikullit te “energystress.gr”, qe fakton pike per pike ato qe kemi deklaruar disa here per kete afere antikombetare te Edvin Kristaq Rames! sb

Marrëveshja për detin është mbyllur. Rama fali naftën dhe gazin, blloqet 1 dhe 2 në Jon i merr Greqia

09:23, 10/02/2018

Sërish publiku shqiptar njoftohet nga mediat greke, se për çfarë kanë rënë dakord ministra e Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë në kuadër të një marrëveshje të madhe mes dy vendeve, por që sipas fakteve që po zbulohen në thelb ka vetëm burimet e mëdha të naftës dhe gazit në detin Jon. Lajmet vijnë ose nga ministri i jashtëm Kotzias, ose nga media pranë qeverisë të vendit helen.

Kështu ndërkohë që brenda vendit tonë vazhdon debati dhe tymnaja njëkohësisht për çështjen e marrëveshjes së detit, media greke e specializuar për energjitikën dhe burimet e naftës dhe gazit, “energypress.gr”, zbulon për herë të parë marrëveshjen, të cilën ajo e konsideron, “të mbyllur përgjithmonë”.

Në një artikull të saj thuhet, se tashmja është fakt i kryer dhe përfundimtare, marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e ZEE (Zonave Eksluzive Ekonomike).

Ndryshe nga sa pretendon kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati, ky zhvillim sipas gazetës është drejtpërdrejt i lidhur me interesin për kërkimin e hidrokarbureve, në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon.

Mësohet se pala greke ka pranuar se përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike me marrëveshjen e kaluar ka qenë nga ana metodologjike pjesërisht i gabuar, një pikëpamje e mbështetur nga Shqipëria deri tani dhe që mori formë juridike edhe nga Gjykata Kushtetuese. Pranohet gjithashtu, se gjiret e brendshme duhet të konsideroheshin si “të mbyllura”, për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit.

Por në shkëmbim të kësaj, njofton “energypress.gr”, pala shqiptare ka hequr dorë nga pretendimet apo ankesat në lidhje me shelfin kontinental të ishujve Othonoi dhe Erikoussa, i cili është i një rëndësie të veçantë në lidhje me kontestin greko-turk mbi Kastelorizon.

Kujtojmë se blloqet 1 dhe 2 në detin Jon u tenderuan nga qeveria greke në korrik 2015. Për bllokun 2 në Veri të detit Jon u nënshkrua vitin e kaluar kontrata me konsorciumin – TOTAL- HEP – EDISON.

Media greke thotë gjithashtu se historia e ndarjes së Zonave Ekslkluzive Ekonomike me Shqipërinë ka kaluar mes shumë debatesh ne kohë të ndryshme, por pas marrëveshjes së fundit të arritur mes qeverive Rama dhe Tsipras, e cila do të shpallet zyrtarisht së shpejti kjo çështje konsiderohet e mbyllur, njëherë e përgjithmonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY