Adriatik Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar, “i shpëton”...

Adriatik Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar, “i shpëton” edhe Vetting-ut

201
0
Shares

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar që të mos jetë subjekt i ligjit të Vetting-ut. Përmes një kërkese drejtuar organeve të Vetting-ut, mësohet se Llalla ka njoftuar dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, ndërsa nuk janë të qarta motivet e këtij vendimi.

“Kam kërkuar dorëheqjen time nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar në Apel. Natyrisht heqja dorë prej saj të përjashton dhe nga procesi Vetting-ut”, mësohet ët jetë shprehur Llalla.

Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vetting-ut ndaj Llallës të ndërpritet, por për këtë çështje do vendosë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëse Llalla do i shpëtojë apo jo këtij procesi.

Të verifikimit të pasurisë dhe integritetit profesional.

Adriatik Llalla bën pjesë në listën prej 56 personave që po kalon në filtrin e Vetting-ut.

Mandati i tij si Kryeprokuror përfundoi në datën 7 dhjetor 2017, ndërsa në 18 dhjetor Kuvendi zgjodhi si pasuese të Llallës, por me mandat të përkohshëm, ish-prokuroren e Shkodrës, Arta Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY