FOTO/ Nuk keni parë gjë akoma, rreziku i çarjes së murit kërcënon...

FOTO/ Nuk keni parë gjë akoma, rreziku i çarjes së murit kërcënon kalanë e Gjirokastrës

145
0
Shares

Kulla Jugore e kalasë së Gjirokastrës është duke thelluar çarjen e evidentuar të paktën 12 vite më parë. Janë të paktën 3 çarje në strukturën e kullës, por ajo e pozicionit ballor, është duke u zgjeruar me shpejtësi. Në 18 janar çarja mbi këtë kullë duket qartësisht më e ngushtë se ajo e regjistruar sot vetëm 22 ditë më pas. Por drejtori rajonal i Monumenteve të Kulturës Albert Kasi tha se çarja është thelluar vetëm me 1 cm në 15 vitet e fundit dhe se situata nuk është e rrezikshme.

Studio italiane Torresi që realizoi në vitin 2006 Studimin e Riskut Sizmik për Gjirokastrën e prezanton situatën të vështirë dhe zonën rreth kështjellës si një territor me risk sizmik të nivelit 3 dhe 4 që tregohet me ngjyrë të kuqe në hartën e asaj periudhe. Raporti rekomandon masa për reduktimin e riskut, por asnjë ndërhyrje nuk ka ndodhur pas këtij studimi.

Më 18 janar shembja e një masivi dheu pikërisht nën kullën Jugore alarmoi një pjesë të specialistëve për një aktivizim të ri të lëvizjes së shkëmbinjve që mund të prishin ekuilibrin statik të gjithë shpatit, por zyrtarisht nuk ka asnjë vlerësim për këtë situatë të re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY