Elbasan, Gjykata vendos: “Arrest më burg” për grupin e tritolit

Elbasan, Gjykata vendos: “Arrest më burg” për grupin e tritolit

218
0
Shares

Arrest me burg ka dhënë gjatë të shtunës Gjykata e Elbasanit për të gjithë anëtarët  grupit që u arrestuan nga policia në kuadër të Operacionit “Porosia”  i cili u zhvillua mbrëmjen e 7 shkurtit dhe paraditen e 8 shkurtit.

Ndaj Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”

Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit u sekuestruan eksploziv, armë dhe drogë.

Ndërkohë Gjyqtari Ramazan Adviu dha vendimin për masën e sigurisë. Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 kallëpe e dyshuar si lëndë plasëse tritol. Shtetasit Edmond Abazi iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla në Gramsh janë gjetur 1 armë automatik, një pushkë model 56 dhe një sasi prej 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si edhe një sasi e konsiderueshme vlera monetare”.

Në kërkim janë shpallur edhe dy persona. Grupi dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër më 13 janar 2018.

Deklarata e Policisë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia lokale, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”.

Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar me sukses pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim.

Ata janë…

– Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;

– Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;

– Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;

– Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;

– Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.

Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol.

Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.

Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E. H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Arrestimet ne Elbasan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY