SURPRIZA/Diktatori i Koresë së Veriut fton Presidentin e Koresë së Jugut në...

SURPRIZA/Diktatori i Koresë së Veriut fton Presidentin e Koresë së Jugut në Phenian

168
0
Shares

Presidenti i Koresë së Jugut ka marrë një ftesë zyrtare për të udhëtuar drejt Koresë së Veriut nga lideri i Phenianit, Kim Jong Un, takimi i parë i mundshëm mes udhëheqësve koreanë që në vitin 2007, shkruan CNN.

Ftesa për takimin e mundshëm ju paraqit Presidentit koreano-jugor Moon Jae-in nga Kim Yo Jong, motra e liderit Kim Jong Un, gjatë një takimi historik mes zyrtarëve të Veriut dhe Jugut në pallatin presidencial në Seul të shtunën, takimi më i rëndësishëm diplomatik mes dy palëve në më shumë se një dekadë.

Presidenti Moon ju përgjigj ftesës duke sugjeruar se dy vendet “duhet ta arrijnë këtë duke krijuar kushtet e duhura” dhe shtoi se bisedimet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së ishin gjithashtu të domosdoshme ndërsa kërkoi që Koreja e Veriut duhet të ishte më aktive në bisedimet me SHBA-në.
Udhëtimi i motrës së liderit koreano-verior në Korenë e Jugut shënon herën e parë që një pjestar i dinastisë së Veriut ka vizituar vendin që nga lufta koreane, e cila përfundoi me një armëpushim në 1953.

Një takim i tillë i nivelit të lartë do kishte qenë i paimagjinueshëm disa muaj më parë por viti 2018 ka parë një afrim të përshpejtuar mes dy kundërshtarëve para fillimit të Lojrave Olimpike Dimërore.

Moon Jae-in ka shprehur synimin e tij që të përdorë Lojrat Olimpike si një mundësi për të normalizuar komunikimin me Veriun, pas një kohe të gjatë tensioni në gadishullin korean.

Sakaq Pheniani ka përjashtuar një takim me delegacionin e SHBA-së gjatë Lojrave Olimpike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY