FIER/IKMT, një tjetër ndërtesë shembet me shpërthim të kontrolluar

FIER/IKMT, një tjetër ndërtesë shembet me shpërthim të kontrolluar

198
0
Shares

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Fierit. Objekti pesë katësh ndodhet pranë vendit ku vetëm një javë më parë, IKMT shembi në të njëjtën mënyrë, pra me lëndë eksplozive, dy objekte të tjerë përafërsisht të të njëjtën madhësi.
Për prishjen e këtij objekti, specialistët e IKMT kanë hapur në trupin e objektit 400 furnella (vrima) dhe do të përdorin gjashtë kilogramë lëndë plasëse. Janë marrë masat me thasë rëre dhe skela për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë. Shpërthimi do të kryehet në orën 12.00.

Image may contain: outdoorNdertesa qe do te shembet
Ky aksion i IKMT është në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit por qytetarët mendojnë se atje do të ngrihet një kullë e re e cila ka lidhje me bizneset familjare të Kryeministrit. IKMT rilajmëron se ndërtesat që ndodhen pranë objektit ku do të kryhet shpërthimi duhet të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur valën goditëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY