MILANO/ Emrat, 3 shqiptarë në pranga, kapet sasi e madhe kokaine

MILANO/ Emrat, 3 shqiptarë në pranga, kapet sasi e madhe kokaine

311
0
Shares

Tre shqiptarë u arrestuan të mërkurën në një aksion të përbashkët nga policia e Milanos dhe ajo e Komos ndërsa u sekuestrua një sasi e konsiderueshme droge.

Në pranga ranë Agim Proshka, 37 vjeç, Edison Proshka 27 vjeç, Jurgen Verbofshi, 19 vjeç, ndërsa janë sekuestruar në total rreth 17 kg kokainë e heroinë.

Dy nga ata u arrestuan, pasi në dy makina, hynë në një ndërtesë në komunën Mariano Comense. Aty u gjetën 7 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, tre armë zjarri, dhe municione.

Ndërkohë, në portobagazhin e Citroenit C3, me të cilën Verbofshi hyri në ndërtesë, u gjetën edhe 5 kg kokainë dhe 550 gr heroinë.

Në banesën e këtij të fundit u gjetën edhe 8.400 euro.

Sipas hetuesve, tre shqiptarët dyshohet se bashkëpunonin mes tyre në trafikun e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY