Lulzim Basha për Halimin: Vendosi të ndjekë avokatinë. Komenton Patozi: Dicka tjetër

Lulzim Basha për Halimin: Vendosi të ndjekë avokatinë. Komenton Patozi: Dicka tjetër

219
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vlerësuar sot profilin e Eduard Halimit në PD si në qeverisje edhe në opozitë duke e konsideruar atë si një bashkëpunëtor i shkëlqyer dhe jurist i mprehtë.

:Eduard Halimi vendosi sot të lërë mandatin e deputetit, të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë. Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij.

Si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një jurist i mprehtë, Ed Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese të padiskutueshme në Ministrinë e Drejtësisë, dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat tona për ligjshmëri, kushtetueshmëri, për luftë ndaj krimit e korrupsionit dhe përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme.

Shpreh falenderimet dhe mirënjohjen nga zemra për kontributin e tij të çmuar, dhe bashkë me urimet e mia më të mira, edhe bindjen se me projektet e reja që ka, ai do të vazhdojë ti shërbejë ligjit dhe vendit”, komenton Basha vetëm pak minuta pas Eduard Halimi deklaroi se lë mandatin e tij të deputetit.

Por ndërsa Basha vijoi deklaratën e vet Halimit për arsyet e largimit nga Parlamenti, ndryshe mendon ish-deputeti Astrit Patozi. Ai lë të kuptohet se ajo cfarë ka deklaruar edhe Halimi, edhe Basha nuk janë krejt e vërteta.

“E doja, por s’më deshi”, thotë pak a shumë Lulzim Basha për ikjen e papritur nga parlamenti të Eduard Halimit. Njësoj si dashnore e lënë rishtas, thotë një miku ynë në raste të tilla.

Se Lulzimi ka një problem të madh. Hesht atëherë kur duhet të flasë dhe bërtet atëherë kur duhet të mbyllë gojën.

Sot nuk ishte dita për të folur, por për t’u fshehur gjëkundi, megjithë politesën politikisht korrekte të Eduard Halimit, që përcillej me maturi në dorëheqjen e tij.

Por Luli nuk të lë as të ikësh rehat, ndaj edhe foli, njësoj si ata që për të vënë vetulla, nxjerrin sytë e tyre. A thua se nuk mjaftonte shpjegimi i të zotit të punës, i cili, jashtë çdo diskutimi, ishte ndër deputetët më të zotë të Partisë Demokratike në këtë legjislaturë.

Sepse nga dëshira që të mos lexohej, se prej tij po largohen, si prej zgjebes, e bëri edhe më të kuptueshme atë që po ndodh realisht në Partinë Demokratike.

I kërkoj ndjesë Eduard Halimit për këto rreshta, sepse nuk do të kisha guxuar kurrë të komentoja vendimin e tij, nëse nuk do të kishte hyrë në valle, për të zezën e vet, Luli.

Dhe këtë të fundit e kisha të pamundur të mos e respektoja për atë që tha”, deklaron Patozi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY