Arta Marku “e mban frymën” në Vlorë dhe ashpërson gjuhën: Trafiku i...

Arta Marku “e mban frymën” në Vlorë dhe ashpërson gjuhën: Trafiku i drogës nuk zhvillohet pa ndihmën e zyrtarëve publikë

124
0
Shares

Kryeprokurorja Arta Marku ishte e qartë në porositë drejtuar prokurorëve të Vlorës lidhur me hetimet për të çuar në pranga organizatorët dhe trafikantët e vërtetë të drogës. Në takimin e saj, me vartësit e kësaj prokurorie, kryeprokurorja Marku nënvizoi forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe prokurorisë.

“Vlora, tashmë prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm transiti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare. Duhet forcim i  bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit. Duhet koordinim i  veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre. Jo vetëm kaq duhet mos ngutje me qëllim që në rrjetën e policisë të përfundojnë peshqit e mëdhenj, organizatorët e trafikut të drogës”, u shpreh Marku.

Për kryeprokuroren, veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë.

“Duhet mos-ngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale. Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor që shpejtojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e  bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY