Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Deputetja e LSI-së: Kryeministri turp të ketë…!

09/02/2018
VIDEO/ Deputetja e LSI-së: Kryeministri turp të ketë…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

LSI-ja ka reaguar sot ndaj vendimit më të fundit të qeverisë për t’i paguar administratës, një vakt ushqimi në vendin e punës ose t’i japë, paratë në dorë.

Deputetja Floida Kërpaçi e ka ballafaquar këtë vendim të fundit, me mjerimin në të cilin ndodhen sot 80 mijë familjet e shqiptarëve, që jetojnë në kushtet e varfërisë së tmerrshme.

Deklarata për media e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi

Kryeministri, arrogancë dhe fyerje ndaj 80 mijë familjeve me ndihmë ekonomike që marrin vetëm 1 mijë lekë të vjetra në ditë

Vendimi më i fundit i Kryeministrit për t’u dhënë punonjësve të administratës një pagesë ditore prej 500 leke të reja ose 5 mijë lekë të vjetra si kompensim në natyrë, apo ushqimor në vendin e punës është një akt denigrues, akt arrogance dhe fyes për 80 mijë familje me ndihmë ekonomike, të cilët fatkeqësisht marrin vetëm 1 mijë lekë të vjetra në ditë për të mbajtur frymën gjallë për veten dhe për fëmijët e tyre.

Ky kryeministër nuk ka fonde për të paguar qindra naftëtarë. Ky Kryeministër nuk ka fonde për të dhënë librat shkollorë falas për fëmijët nga klasa e parë në klasën e 9-të.

Ky kryeministër nuk u dha minatorëve statusin e tyre duke e ditur që ata hyjnë në mëngjes në galeritë e nëntokës pa e ditur nëse do të dalin gjallë në fund të ditës.

Këtij Kryeministri nuk i dhimbsen fëmijët e Bulqizës që lënë shkollën dhe mbledhin gurët e kromit për të fituar bukën e gojës.

Ky Kryeministër nuk ka para për të luftuar varfërinë, por ka para për të shpenzuar për fasada, për makinë luksi, madje edhe për të bërë show përmes krijimit të Televizionit të tij privat.

Pra, alternativa e tepsisë së Edi Ramës është votë kundër teksteve falas, votë kundër minatorëve, kundër naftëtarëve.

Ai ka tepsinë e ushqimit vetëm për njerëzit e tij. Atij nuk ja ndjen për varfërinë që ka pllakosur vendin. Këto janë “super reformat” e Edi Ramës, zv.Presidentit të Internacionales të së Majtës. Reforma për bukë falas për njerëzit e tij, dhe jo për njerëzit e thjeshtë.

Turp të ketë!

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1869997259680190/

Tags: Edi Ramaflorida kerpaci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

27/03/2026
Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

27/03/2026
Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.