Vladimir Kristo sulmon kreun e Kushtetueses, dhe dorëhiqet edhe si anëtar i...

Vladimir Kristo sulmon kreun e Kushtetueses, dhe dorëhiqet edhe si anëtar i KED

84
0
Shares

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo sulmon kreun e Kushtetueses, në lidhje me shortin e hedhur pak ditë më parë për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Sipas tij, kur është hedhur shorti i anëtarëve, kreu i Gjykatës Bashkim Dedja të gjithë anëtarët e Kushtetueses i ka çuar si kandidat për te shorti, por Kristo mohon të ketë pasur dijeni për këtë.
I kontaktuar nga “Panorama Online” Kristo tha se, “Së fundi, edhe diçka për shortin me gogla që u hodh të premten për anëtarët e KED në të cilin unë u bëra pjesë në mënyrë të njëanshme nga kryetari i kësaj Gjykate pa dijeninë dhe vullnetin tim.
Për të njëjtat arsye si më lart por edhe për faktin se unë jam në konflikt interesi në raport me objektin e veprimtarisë së këtij Këshilli, deklaroj se nuk do të jem pjesë e tij.
Konflikti i interesit qëndron në faktin se, ky Këshill do të përzgjedhë edhe Anëtarin e Gjykatës Kushtetuese që do të jetë zëvendësuesi im…”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY