FOTO GALERI/ Arrestohen ish-zyrtarët e Ishmit, banorët kundër dalin në protestë

FOTO GALERI/ Arrestohen ish-zyrtarët e Ishmit, banorët kundër dalin në protestë

328
0
Shares
Ishmi

Pas hapit që ndërmori prokuroria e Durrësit duke bllokuar për verifikim dokumentet e 150 banorëve të Ishmit, këta të fundit janë hedhur në protestë.

Veprimi i organit të akuzës erdhi pasi ka dyshime se 4-ish zyrtarë të Komunës së Ishmit, përfshi këtu ish-kryekomunarin, akuzohen se kanë shkelur detyrën, për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve. Ndaj, të gjendur përballë kësaj situate, banorët janë mbledhur para Prokurorisë së Durrësit, ndërsa protestojnë në shenjë kundërshtie për faktin se iu sekuestruan padrejtësisht dokumentet e pronës.

“Na u sekuestruan padrejtësisht dokumentet e pronës. Pronat i kemi marrë sipas ligjit”, thanë ata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY