EMRI/ “Burgjet” ndëshkojnë gardianin e implikuar në pazarin 3500 eurosh të gjyqtarit

EMRI/ “Burgjet” ndëshkojnë gardianin e implikuar në pazarin 3500 eurosh të gjyqtarit

81
0
Shares

Pas transmetimit të aferës 3500 eurosh të një gjyqtareje në Elbasan, ku i implikuar ishte edhe një oficer i burgut të Peqinit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar menjëherë duke e pezulluar oficerin dhe duke e referuar rastin, në instancat përkatëse.
“Pas pamjeve te publikuara ne emisionin investigative STOP ku punonjesi i Institucionit te Ekzekutimeve te Vendimeve Penale IEVP Peqin, komisar Behar Kola me detyre Pergjegjes i Grupit te Sigurise dhe Shoqerimit shfaqet duke marre rryshfet, drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ju ben me dije se:
1- Drejtori I Pergjithshem I Burgjeve z. Miklovan Kopani urdheroi pezullimin e menjehershem te punonjesit ne fjale.
2- Nisjen e menjehershem te procedures se shkarkimit.
3- Referimin e rastit ne fjale ne instancat perkatese
Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve falenderon televizionin Klan dhe emisionin STOP per transmetimin e ketij rasti dhe inkurajon cdo media qe te jete krah nesh per luftimin e te tilla rasteve sa te paligjshme aq dhe te papelqyeshme.
Drejtori I Pergjithshem i Burgjeve z. Miklovan Kopani gjen rastin dhe njehere qe t’i beje thirrje cdo punonjesi te sistemit penitenciar qe te zbatoje me rigorozitet vetem ligjin ne respekt te punes dhe institucionit”,
thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.


Për më shumë mund të lexoni edhe

SKANDAL/ Gjyqtari shet (pa)drejtësinë me 3500 euro, mendon edhe për prokurorin
/web/SKANDAL_Gjyqtari_shet_pa_drejtesine_me_3500_euro_mendon_edhe_per_prokurorin_33113_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY