EMRAT & FOTO/ KLD pezullon tre gjyqtarë ët Apelit të Durrësit

EMRAT & FOTO/ KLD pezullon tre gjyqtarë ët Apelit të Durrësit

185
0
Shares

Përfundon mbledhja Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD-së). Në përfundim të saj, sot, janë pezulluar tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno, që po hetohen me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Pezullimi i tyre erdhi pasi Prokurorët e Krimeve të Rënda i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mblidhet e të pezullojë nga detyra gjyqtarët e Apelit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno, që të tre ata nën hetim për dyshimet se kanë kryer korrupsion. Më herët kjo kërkesë e Prokurorisë, ishte refuzuar nga gjykata edhe nga shkalla e parë edhe nga e dyta.

Në qëndrimin e organit të akuzës u thuhet anëtarëve të KLD se për sa kohë të tre Gjyqtarët e Apelit Durrës janë nën hetim ata duhet të pezullohen derisa në përfundim të hetimeve. Prokuroria thotë se tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshje futbolli në Spanjë. Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit Namik Sadiku edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda. Si prova, Prokuroria radhit udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY