DETAJE & VIDEO/ Elbasan, shkatërrimi i bandës kriminale, të arrestuarit “si cjapi...

DETAJE & VIDEO/ Elbasan, shkatërrimi i bandës kriminale, të arrestuarit “si cjapi te kasapi”

305
0
Shares
Arrestimet ne Elbasan

Policia e Elbasanit ka shkatërruar një bandë kriminale duke arrestuar 5 persona të cilëve u janë gjetur 82 kallëpe tritoli, gjatë operacionit “Porosia”. Një hetim i nisur 3 muaj më parë nga prokuroria e Elbasanit është finalizuar me arrestimin e personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme tritoli. Në total mesnatën e të mërkurës janë shoqëruar në komisariat 11 persona, por pas verifikimeve të kryera janë arrestuar vetëm 5 persona.

Operacioni policor është drejtuar nga kryeprokurori i Elbasanit Ardian Nezha dhe shefi i seksionit të krimeve kundër jetës prokurori i çështjes Ritvan Sukaj, i cili së bashku me strukturën e posaçme të drejtorisë së policisë, kanë bërë të mundur ndalimin e disa personave nga qyteti i Gramshit dhe zona e Pogradecit. Në këtë aksion policia ka përdorur disa agjentë të infiltruar për të mësuar rreth aktivitetit kriminal të këtij grupi, dhe pasi është rënë dakord që agjenti të realizonte blerjen kundrejt një çmimi të caktuar të disa minave me telekomandë dhe armë dhe drogës policia është urdhëruar të ndërhyjë duke arrestuar personat e implikuar.

Blerje të kontrolluara

Nëpërmjet blerjeve të stimuluara prokuroria ka arritur pak kohë më parë të kryejë katër goditje, duke identifikuar dhe arrestuar anëtarët e këtij grupi kriminal. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesave të personave të arrestuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme municionesh, prej 82 kallëpe tritoli, katër armë zjarri, disa mina me telekomandë të montuara në mënyrë artizanale, mina këmbësorie dhe një sasi e konsiderueshme municioni rreth 440 copë fishekë.

Si ra në gjurmë të grupit policia

Prokurorët kanë punuar deri në mesnatë për të përcaktuar rolet e secilit prej tyre. Hetimet ndaj këtyre personave kanë nisur fillimisht pas dyshimeve se disa prej të ndaluarve merreshin me aktivitet kriminal, si shitje të lëndëve narkotike dhe armëve. Por gjatë ndjekjes në dinamikë të këtij hetimi, janë krijuar dyshime se disa prej anëtarëve të këtij grupi po planifikonin të kryenin një vrasje, pasi kryenin biseda që kishin të bënin me sigurimin e armëve, për të kryer një krim.

Për pasojë, personat e dyshuar janë vënë në ndjekje nga policia, duke arritur që mesnatën e të mërkurës të kryhej arrestimi i tyre dhe bashkëpunëtorëve.

Deklarata e plotë e Policisë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia lokale, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Porosia”.

Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar me sukses pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim.

Ata janë…

– Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;

– Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;

– Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;

– Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;

– Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.

Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol.

Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.

Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E. H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY