FOTO/Makinat luksoze të VIP-ve pa dokumenta nën traktor

FOTO/Makinat luksoze të VIP-ve pa dokumenta nën traktor

211
0
Shares

Ky president i vret në rrugë trafikantët dhe ata që kanë bërë pasuri përmes krimit të drogës ndërkohë që makinat e tyre dhe ata që i kanë futur kontrabandë në vend jo vetëm që i sekuestron por kryen edhe një operacion të paparë më herët.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka treguar se e meriton plotësisht nofkën ‘ndëshkuesi’. Duderte ka urdhëruar të shkatërrohen 30 makina luksoze në mënyrë që të dërgojë një mesazh të rëndësishëm për kriminelët. Presidenti ka paralajëmëruar se kontrabanda e makinave në vendin e tij nuk do të lejohet.

Në kryeqytetin Manila janë shkatërruar rreth 20 makina të kontrabanduara me vlerë prej më shumë se një milion euro, dhe në të njëjtën kohë është bërë shkatërrimi i makinave në qytetet Davao dhe Cebu.

Mes makinave që u shkatërruan ishin ka Audi, BMW, Lexus, Corvetta, Ferrari me vlerë 1.2 milion euro. Qeveria vitin e kaluar shkatërroi më shumë se 2.5 milionë dollarë cigare me pulla të rreme tatimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY