Kokëdhima: PS humbet në 18 qershor, nuk merr as 60 mandate

Kokëdhima: PS humbet në 18 qershor, nuk merr as 60 mandate

62
0
Shares

Koço Kokëdhima dhe lëvizja e tij “Unë jam zgjidhja” ka qënë në Fier ku ka zhvilluar takim me socialistët dhe qytetarë fierakë për problemet që ka sot PS dhe partitë  e tjera politike, dhe çfarë ofron ai dhe zgjidhja e tij.
Nga Fieri, ish-deputeti, Koço Kokëdhima deklaroi se Partia Socialiste rrezikon të humbasë në zgjedhjet e 18 qershorit, pasi sipas tij nuk merr dot as 60 mandate.
“Por edhe pse kjo është e vërtetë, ajo reduktohet e zvogëlohet çdo dy vjet. Në këtë rrugë që ecën, PS rrezikon që të prekë, në zgjedhjet e qershorit, pozitën e vet më të keqe historike. Ajo rrezikon të mos arrijë dot e vetme numrin 60 të deputetëve”, nënvizoi Kokëdhima.
Në një takim me mbështetës në Fier, Kokëdhima pohoi se udhëheqja e PS-së është arrogante, duke sulmuar kështu kreun e kësaj partie, Edi Ramën.
“Partia e udhëheqjes e shalon këtë partinë e bazës dhe pushtetin që prodhojnë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Zgjidhja kërkon që njerëzve t’u thuhet e vërteta, që në parti të flitet hapur, të ketë debat, të dëgjohen të gjithë, jo vetëm kryetari dhe ministrat e tij. Udhëheqja jonë është arrogante, e mbyt debatin, i kërcënon e shantazhon dhe i pushon nga puna ata socialistë e qytetarë që kanë dhe flasin mendime të tjera nga kryetari”, u shpreh Kokëdhima.
Koço Kokëdhima pohoi se  në vitin 2013  jo vetëm socialistët por çdo shqiptar mendoi se Rama do të qeveriste ndryshe nga PD, por partitokracia tha ai, shkatërroi institucionin e zgjedhjeve të lira dhe në administratë u emëruan të paaftë.
“Korrupsioni dhe krimi i organizuar, administrata është e mbushur me tutkunë, me njerëz të pasjellshëm dhe të paaftë. Qeveritë tona nga një katër vjeçar tek tjetri manipulojnë qytetarët. Lidhin koncesione manipuluese, kryejnë tendera të manipuluara dhe mbysin Shqipërisë me borxhe joefektive”, u shpreh ish-deputeti socialist.
Ish-deputeti socialist Kokëdhima vlerësoi se lëvizja e tij do t’i jap zgjidhje PS-së, ndërsa nuk pranoi të heq paralele mes saj dhe lëvizjes për ‘katarsis’.
“Kur partitë  nuk funksionojnë si duhet  quhen banda dhe ne duhet ti kthejmë në parti”, ka pohuar Kokëdhima.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY