Kryeministri Edi Rama i ëhstë bashkuar ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për të evidentuar aksionet e policisë ditëve të fundit.
Është zakon që sa herë ndërrohen drejtorët e rëndëisshmë ka askione të rëndësishme më pas policia vijon axhendën e saj të qetë duke lënë pa zgjidhur me qindfra raste të rënda kriminale.
Postimi i Ramës:
Falenderoj dhe nxis Policinë e Shtetit për të vijuar papushim më tej punën e mirë👏
Rezultatet që po vijnë si shpërblim i një pune të palodhur, janë vërtet shumë inkurajuese.
Në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar👍
- Në Tiranë, u arrestuan në kohë rekord autori i dyshuar si ekzekutor dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, në ngjarjen e ndodhur në 29 janar, ku mbeti i vdekur një person.
- Në Shkodër, u zbardh ngjarja tronditëse e datës 13 janar, ku të plagosur nga një shpërthim i telekomanduar mbeten 8 persona, përfshirë këtu edhe objektivin e sulmit. U arrestuan 2 autorët e dyshuar.
- Në Elbasan, u godit një grup i strukturuar kriminal, me 5 persona të arrestuar dhe 1 në kërkim; u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, armë, para dhe kanabis.
- Në Fier, u zbardh vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e 4 Exchange-ve, ndodhur ditët e fundit. U arrestua autori i dyshuar.
- Në Lezhë, u sekuestruan 1.4 milion euro pasuri me burim të dyshuar kriminal, në një operacion të finalizuar një ditë më parë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/