URDHERI/Ardi Veliu u kërkon policëve kodin e veshjes dhe të mbahen pastër

URDHERI/Ardi Veliu u kërkon policëve kodin e veshjes dhe të mbahen pastër

188
0
Shares

Drejtor i i ri i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka kërkuar nga oficerët e policisë të kenë etikë në veshje përgjatë gjithë kohës. Përmes një urdhëri të nxjerrë për të gjithë efektivët e policisë në të gjithë vendin ai u ka kërkuar atyre të jenë të veshur mirë, të pastër dhe me etikë.

Në urdhër thuhet se punonjësit e policisë duhet të kenë kujdes për pamjen e tyre, të ruajnë nivelin e domosdoshëm të pastërstisë dhe të respektojnë kodin e veshjes.

Për ata që janë me uniform është detyrueshme të përdorin uniformën sipas rregullores.

Përdorimi i uniformës zyrtare të Policisë së Shtetit ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e çdo drejtori policie, por problem mbetet pajisja e policëve me uniforma zyrtare.

Një pjesë e mirë e punonjësve të policisë nuk kanë uniforma dhe nuk dihet nëse bashkë me urdhrin, drejtori i ri i policisë do të zgjidhë dhe pajisjen e tyre me uniforma apo policët do detyrohen që ta sigurojnë vetë atë siç ka ndodhur rëndomë.

Në urdhër, Ardi Veliu përcakton edhe veshjet për punonjësit civilë apo për ato punonjës policie që nuk e kanë të detyrueshme veshjen e uniformës.

Për zbatimin e të gjithë këtyre kritereve shkruhet në urdhër ngarkohen të gjithë titullarët në nivel qendror dhe vendor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY