VIDEO & EMRA/ Shkodër, Policia sqaron si u prangosën atentatorët e Lulzim...

VIDEO & EMRA/ Shkodër, Policia sqaron si u prangosën atentatorët e Lulzim Kullës – Ja çfarë ju gjetën e bllokuan

166
0
Shares

Sot, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, falë një pune intensive hetimore zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur në 13 janar 2018.

Për pasojë në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i mirë-organizimit dhe koordinimit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, forcat e RENEA-s, FNSH-së, së Tiranës si dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe u finalizua  operacioni policor “Together”.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan…

– Endri Çopja 29 vjeç

– Argel Lulaj 31 vjeç,

të dy banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte caktuar masë sigurie “Arrest në burg, në mungesë”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”,  të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve të ndjekura me metoda speciale dyshohet se janë autorë për ngjarjen në fjalë, ku mbetën të plagosur me lëndë plasëse 8 shtetas, ndër ta edhe shtetasi me iniciale L. K., i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatit.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë Serxho Teta, 24  vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Veprime që pengojnë̈ zbulimin e së vërtetës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër vazhdon puna për dokumentimin e  plotë ligjor të kësaj vepre penale.

Konferenca e Drejtorit Vendor të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka:Përshëndetje,Sot, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, falë një pune intensive hetimore zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur në 13 janar 2018.Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i mirë-organizimit dhe koordinimit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, forcat e RENEAs, FNSH-së, së Tiranës si dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor "Together".Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan shtetasit: – Endri Çopja 29 vjeç – Argel Lulaj 31 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte caktuar masë sigurie "Arrest në burg, në mungesë", për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim", “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, të kryera në bashkëpunim. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve të ndjekura me metoda speciale dyshohet se janë autorë për ngjarjen në fjalë, ku mbetën të plagosur me lëndë plasëse 8 shtetas, ndër ta edhe shtetasi me iniciale L.K., i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatit. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Serxho Teta, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale.Faleminderit!

Publié par Policia e Shtetit sur jeudi 8 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY