ARSYEJA/ Edhe 20 oficerë të lartë të policisë drejt përjashtimit

ARSYEJA/ Edhe 20 oficerë të lartë të policisë drejt përjashtimit

207
0
Shares

Edhe 20 oficerë të Policisë së Shtetit me grada të niveleve zbatuese, të mesme dhe të larta, kanë marrë përgjigje negative nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe strukturat përkatëse në Policinë e Shtetit, për pajisjen me certifikatën e sigurisë. Burime pranë Policisë së Shtetit bënë me dije se përgjigja u ka shkuar ditët e fundit, ndërsa vetëm në 3 muajt e fundit janë 60 efektivë të cilëve u janë refuzuar certifikatat e sigurisë.

Arsyet kanë qenë të ndryshmet, që nga incidentet që kanë pasur brenda radhëve të policisë, e deri tek vërejtjet dhe problemet e vërejtura gjatë hetimit të dosjeve të ndryshme.

Ndërkaq, me ligjin për Vetting-un në polici, mësohet se këta oficerë nuk duhet të jenë më pjesë e uniformave blu, ndërsa mbetet për t’u parë nëse oficerët do të përjashtohen ose jo nga policia, apo do të emërohen në strukturat e rendit, në qarkullimin rrugor, apo struktura në të cilat nuk është e nevojshme pajisja me certifikatë sigurie. FaxNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY